Poezi nga Jeff Weddle
Së shpejti do të fshihemi nëpër tavane,
në vende të errëta,
dollape të rreme
dhe bodrume.
Do t’u shmangemi
anëtarëve të Partisë.
Ne do t’u shmangemi atyre
që na i kanë mësuar fëmijët,
ose që kanë vozitur kamionët e dërgesave,
atyre që predikonin të dielave,
që kanë shitur sigurime për automjete apo cigare,
ata që kanë grabitur dyqanet e pijeve,
që kanë shpërndarë lule,
ata që janë kujdesur për të moshuarit tanë
ose që kanë punuar në banka
ose që i kanë shtruar rrugët tona
ose që kanë shitur hamburger
ose që kanë shërbyer në këshillin bashkiak
ose që kanë kënduar si engjëj
ose që kanë luajtuar bejzboll
ose që kanë kallëzuar shaka bajate.
Ne do të ecim me mospërfillje
në dritën e ditës
dhe, disa prej nesh,
do të mblidhemi në fshehtësi.
Mbaje mend këtë
derisa je duke blerë gjëra ushqimore
ose duke kositur lëndinën,
ose duke përshëndetur me dorë fqinjin tënd
teposhtë rrugës.
Është gjithmonë e mundshme
se e kam gabim,
me dije qoftë, ose se jam i trentë.
Mbase më duhet t’i mbahem këtij parimi.
Unë thjesht do t’u buzëqesh
të gjithëve
për aq kohë sa kam mundësi.
Një gjë e tillë është e zahmetshme,
Ne të gjithë, me kalimin e kohës,
do të zhdukemi.
Përktheu Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: