Poezi nga Jeff Weddle
Dëgjo, Xhevdet, dua të di
si po kalon. Jo, ne nuk jemi takuar kurrë,
ama unë e njoh Fadilin, vëllanë tënd,
i cili është një njeri i mirë.
Ti do të krenoheshe me të.
(Jo se nuk krenoheshe me të
kur ishe këtu.)
Ai nuk ndalet kurrë së punuari.
Libër pas libri pas libri.
Fadili është i mahnitshëm, dhe ti
duhet të jesh vëllai i tij,
qëlluat me fat ju të dy.
Çfarë gjasash kishin, këta vëllezër
në një vend të sakatuar
secili prej tyre i përmbytur me poezi?
Muzat do të kenë fushuar
në oborrin e prindërve tuaj
kur ju djema ishit foshnje.
Ato duhet t’u kenë dhënë djemve Bajraj
bekimin e tyre kozmik.
Ama seriozisht, Xhevdet,
Ti ishe poet i hatashëm
prandaj bota është një vend më i mirë
sepse ti ishe këtu.
Kudo që të jesh tash,
të lutem jij i lumtur.
Dhe ruaje Fadilin.
Atij i mungon ti.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: