Jenny Wranderborg: Kemi pasur fat

Fëmijët tanë nuk do të
vriten me armë preciziteti të lartë
asnjë fosfor i bardhë
nuk do të ndriçojë qyteteve tona
të plagosurit tanë nuk do t’ i lëmë
rrugëve
motrat tona nuk do të mbahen
si pengje lufte
asnjë aeroplanë luftarakë nuk do të ulet
mbi parqet e lojërave
lodrat luftarake të fëmijëve
janë lodra luftarake të fëmijëve

asnjë krim lufte
nuk do të hyjë brenda dyerve tona
asnjë krim kundër njerëzimit
nuk do të përballet me trimunale dhe gjyqe
ne do të flemë dhe do të zgjohemi në shtretërit tanë
do të ecim me shqetësim brenda mureve të shtëpisë
do të shkruajmë poezi dhe artikuj gazetash
për një luftë që ne kurrë s’ e kemi përjetuar

ne do të takohemi shesheve,
do të dëgjojmë zërat e njëri-tjetrit
do të ecim pranë njëri-tjetrit përgjatë
rrugëve të botës

ne do të ndihmojmë,
do ta dëgjojmë heshtjen
do ta imagjinojmë errësirën
si dritë

njëmijë zëra duhet të ndizen
*
Kemi pasur fat
qytetet që bombardohen janë qytete të shteteve të tjera
shtëpitë që digjen janë shtëpi të të tjerëve
njerëzit që vdesin janë vëllezërit e motrave të tjetëkujt
rrugët e mbushura me kratere nuk quhen
Rruga e Mështeknave
Rruga e përroit të zi
Bregu i Diellit
shkollat që digjen
nuk digjen nga vizatimet e fëmijëve tanë
spitalet pa rrymë
nuk vizitohen nga britmat e miqëve tanë
por fjalët e kryeministrit
rreth të hyrave nga eksporti
për vendin tonë të padjallëzuar
vibrojnë në gjak
nëpër rrugë

Përktheu: Qerim Raqi