
Gjatë Samitit të Diasporës, u ndanë edhe çmimet “Jusuf Vrioni” të konkursit të shpallur nga Qendra e Botimeve për Diasporën për përkthyesit e rinj nga diaspora.
Emrat e fituesve u shpallën nga Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, për 5 përkthyes nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja.
Veçanti e këtij edicioni është se fituesit vijnë nga vende të ndryshme dhe përfaqësojnë prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut.
Fituesit:
Gentian Çitaku (fitues për përkthimin shqip-frëngjisht)
Fisnik Zyberi (fitues për përkthimin shqip-gjermanisht)
Fecerica De Bastiani (fituese për përkthimin shqip-italisht)
Orgesa Kodhelaj (fituese për përkthimin shqip-greqisht)
Uarda Erebara (fituese për përkthimin shqip-anglisht)
Motivacioni i jurisë për të gjithë fituesit ka qenë i njëjtë, meqenëse kemi të bëjmë me të rinj që janë në nisje të zejes së përkthimit: “Ky vlerësim i jepet për seriozitetin dhe përgatitjen e dëshmuar në konkurrim, si dhe si nxitje për vijimin dhe përsosjen e artit të përkthimit”./CNA
ObserverKult
Lexo edhe:
“Besa – një fjalë nderi”, dokumentar për kodin e shqiptarëve






