Jetëshkrimi i një babai, i shoqëruar me sfidat për mbijetesë, është ekranizuar në filmin e titulluar “Ifirehs”.
Producentja Erza Ramuka, në filmin debutues të metrazhit të shkurtër, shpalos rrugëtimin e një njeriu të çmuar për të, i cili bën përpjekje të mëdha të mos dorëzohet para telasheve të mëdha, raporton “Express” i KTV-së.
Filmi me tekst dhe regji të Ben Apollonit, që u dha premierë në “Kinemanë ABC”, është xhiruar në qytetin e Hanit të Elezit. Nëpërmjet tij, shtjellohet raporti mes fëmijës dhe prindit.
Valon Nuhiu, Gjelbrim Emini, Edona Berisha-Bekteshi, Asdren Selimi, Rexhep dhe Erza Ramuka, janë protagonistët e këtij filmi.
Pas Prishtinës, ekipi planifikon që filmin ta prezantojë edhe në disa qytete brenda dhe jashtë vendit