Kjo këngë arbëreshe është “e vjetër” sa gjuha shqipe

Se arbëreshët e kanë ruajtur me shumë fanatizëm traditën shqiptare, dëshmohet edhe përmes kësaj kënge që ata e ruajnë dhe e përcjellin në brezat e rinj, si jehona që është e lashtë po kaq sa gjuha shqipe.

Kjo këngë flet për martesën e Jurendinës, ndërsa fton burra, gra e vasha të stolisura që të jenë pjesë e këtij gëzimi, për ta përcjellë martesën e saj me dhurata, valle, daulle, çifteli dhe dolli – dëshmi tjetër kjo, e zakoneve tradicionale shqiptare, transmeton ‘konica.al’.

Arbëreshët e këndojnë ende sot, këtë këngë, shoqëruar me pamje të jetës dhe kulturës arbëreshe në Itali, atje ku ata jetojnë me traditat e vjetra, prej 600 vjetësh me radhë…

“Ngini (ngitni, ngani), oj gjindë të mira
Me dhurat’ e me dafina
Se martohet Jurendina
E ju, gra më të mëdha
Vjershëroni ju në dasmë

Lumturinë e Jurendinës
E ju, vashës të stolisur
Dridhni vallet të nisur
Me daull e çifteli
Ngrëni qelqet për dolli

Më fund e helqni këta raki
Për harenë e Jurendinës
Dehëni burra se na ndodhet
Një ditë çë s’mënd harrohet

Na martohet Jurendina
Qesh, oj më’, pa lot ndër sy
Nusja vete në Venetì
E Kostandini është besnik”

LEXO EDHE: Kompozitori arbëresh Tomë Marcozzi dhe muzika e Rilindjes