Jeronim De Rada, ideologu i Rilindjes Kombëtare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në përvjetorin e vdekjes ka kujtuar Jeronim De Radën, ideologun e Rilindjes Kombëtare.  

De Rada ka ndërruar jetë më 28 shkurt të vitit 1903.

Përfaqësuesi i shquar i drejtimit letrar të romantizmit, u lind në viitin 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk të Makisë, në Kalabri. U edukua në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, ku u trajtësua botëkuptimi i tij mbi atdhedashurinë, shtetformimin, rendin shoqëror e politik.

Në vitin 1834, De Rada u nis drejt Napolit për të ndjekur studimet në degën e drejtësisë. I gjendur në epiqendrën e “sizmave” kulturore dhe politike të Italisë së Jugut, poeti arbëresh u njoh me lëvizjen letrare të kohës dhe rroku penën për të hedhur në letër krijimet e tij të para.

Nën ndikimin e ideve të brendësuara, zuri fill vepra e tij e parë e botuar, “Këngët e Milosaos” (1836), që briti kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve.

Në vitet 1847-1848, De Rada botoi “Rrëfimet e Arbrit”, që përmblidhte katër novela në vargje, ku ideja patriotike shprehej me lirizëm të theksuar.

Duke nisur prej vitit 1860, botoi një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, siç janë: “Parimet e estetikës” (1861), “Lashtësia e kombit shqiptar” (1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (1866) etj, ku përkrahte fuqimisht çështjen kombëtare.

Shkrimtari arbëresh militoi në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Për përhapjen e mesazheve politike në mbrojtje të interesave kombëtare, do t’i vinte në ndihmë edhe publicistika.

Në vitin 1883, ndërmori përsipër botimin e revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbërit”, në numrat e së cilës ngulmohej për autonominë e Shqipërisë.

Në vitet 1890, De Rada përfundoi poemat “Skënderbeu i pafat” dhe “Gjon Huniadi”. Ai organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), si edhe mori pjesë në Kongresin XII-të të orientalistëve ne Romë, ku si rezultat i përpjekjeve të tij u çel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.

ObserverKult


Lexo edhe:

OPERA “GOCA E KAÇANIKUT” NË SKENË PAS 45 VITESH, BASHKON PRISHTINËN, SHKUPIN E TIRANËN

Opera e parë e Kosovës, “Goca e Kaçanikut” me kompozitor Rauf Dhomin, është shfaqur për herë të parë në Prishtinë që pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi shfaqjen e operës një premierë historike, me regji të Nikolin Gurakuqit, “Mjeshtër i Madh” i Shqipërisë.

Premiera e operës “Goca e Kaçanikut” filloi në Tiranë, në vitin 1979 dhe për tri net me radhë u shfaq në Prishtinë, 23 deri më 25 shkurt.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


azem shkreli
Azem Shkreli, Foto e pabublikuar më parë, realizuar ga Ilaz Bylykbashi

CIKËL I ZGJEDHUR ME POEZI TË AZEM SHKRELIT: GURI I MARTINIT

Në 86 vjetorin e lindjes, poetja Naime Beqiraj ka përzgjedhur një cikël poezish të Azem Shkrelit, për të kujtuar e nderuar krijimtarinë e tij:

PRAPË UNË E AI GUR

Rugovë 1989

Prapë unë e ai gur një muranë një mur
Zëri qielli hapi përmbi maje rrapi
Hajla Kacuberri tek thërmohet terri
Lami Bajram Musa më pret te Tre Pusa
Tahir Ibra Taku me një ballë oxhaku
Rama Ramë Elezi koburet pas brezi
Rri e pi me llullë digjet tokë e kullë
Ma këndo gjeth ahu këngën maje krahu
Vegim mos m’i qeshe vitet mbi qeleshe

GURI I MARTINIT

M. Camajt

Miku i gjakut të penës, kush e di sa vite
Fëmijë të kërkoja me “Një fyell ndër male”
Kush e di se në male, përmbi gurë më rrite
Me një daltë fjale

Dhe sot pas sa vitësh që s’na panë
Më del në Bavari një gur prej të Dukagjinit
Rritur me qumësht ashti të tokës nënë
Jam guri i Martinit

Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult