Njeriu lind i lirë dhe pastaj gjithë jetën është në zingjirë! Pse i konsideronte të nevojshëm këta zingjirë Hobbes?

Duke iu referuar gjendjes fillestare të natyrës, një të kaluare hipotetike përpara qytetërimit, filozofi Thomas Hobbes nuk shihte asnjë arsye për të qenë nostalgjikë. Ndërkohë që Rousseau thoshte se “njeriu lind i lirë, dhe më pas është kudo në zinxhirë”, Hobbes besonte se e gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër dhe të pamundur, pa edukim dhe mbrojtje nga shteti.

Natyra njerëzore është e keqe: ne i zëmë pusi dhe e shohim si pré njëri-tjetrin, në mënyrat më të këqia të mundshme.

Nuk është për t’u habitur pra, që shteti do të imponohet mbi lirinë tonë, në një mënyrë pothuaj të dhunshme.

E megjithatë Hobbes pretendonte se këta zinxhirë janë absolutisht të rëndësishëm për të na mbrojtur ne njerëzve nga njëri-tjetri.

Hobsi e përgjithësoi sistemin e vet në tri shkrime të titulluara: Për trupin, Për njeriun dhe Për qytetarin.

Ashtu si bota materiale lëviz sipas një mekanizmi të ndërlikuar ingranazhesh, si ajo e një ore të ndërlikuar, edhe njeriu është rrënjësisht ashtu si një makinë.

Mjeku Uiliam Harvei, mik i vjetër i Hobsit, e kishte treguar në mënyrë të shkëlqyer këtë nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Prandaj, sipas Hobsit, pulsionet psikologjike dhe gjendjet si kënaqësia dhe dhimbja, dashuria dhe urrejtja, dëshira dhe frika, mund të çojnë te pulsioni fizik i dorës së parë, që është ruajtja e vetes. Një pulsion i tillë i bindet domosdoshmërisë, megjithëse këtu nuk bëhet fjalë për një vullnet të lirë.

Hobs lindi në prill të vitit 1588, disa muaj përpara se Armata Spanjolle e Filipit II të Spanjës të lundronte nëpër ngushticën angleze.

Muajt që çuan drejt pushtimin, Anglia e kishte pushtuar frika e sulmit të ardhshëm.

Siç shprehej më vonë Hobs: “nëna ime lindi dy binjakë: mua dhe frikën”. Hobs do të jetonte një jetë të gjatë dhe produktive.

Megjithëse, ai vetë e përshkroi ekzistencën njerëzore si “të keqe, brutale dhe të shkurtër”, vetë Hobsi jetoi 91-vjeç, duke vdekur në vitin 1679.

“Leviatani” mbetet vepra e tij përcaktuese, një libër që i atribuohet shpikjes së idesë së marrëveshjes shoqërore.

ObserverKult

lexo edhe:

Robert Elsie: Po të jetoja në Shqipëri do të çmendesha!

Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër i Perandorisë Osmane

Ku po shkon o njeri? Shoqëri, qytetërim, ku po shkon?