Kushdo që mbjell krime e dhimbje, nuk mund të korrë gëzim e dashuri…

Foto ilustrim

Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i biri i Apollonit.

Ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremën e tij në matematikë, e cila njihet si “Teorema e Pitagorës”.

ObserverKult ua sjellë disa nga thëniet e Pitagorës:

Kushdo që mbjell krime e dhimbje, nuk mund të korrë gëzim e dashuri.

Mos thirr hyjtë për dëshmitarë, por thjesht bëhu i denjë për besim.

Gjithçka është numër.

Deri kur njerëzit do të masakrojnë kafshët, do të vriten edhe mes tyre

Disa nga kontratat mes njerëzve gdhenden në dërrasa, të tjera në rrasa, por kontrata martesore sanksionohet nga fëmijët.

Mos e harxho zemrën tënde në dhimbje e në lodhje.

Ti o njeri, që dëshiron shumë të flasësh: dëgjo dhe do t’i ngjash të urtit. Fillimi i urtisë është heshtja.

Shumicës së njerëzve s’u është dhënë mundësia për t’u bërë të pasur e të pushtetshëm, ndërsa dija është e mundshme për të gjithë./ObserverKult