Jeta e njeriut është si të kapërcesh një mal. Gjysmën e kohës e kalon në ngjitje, tjetrën në zbritje

jeta e njeriut

Jeta e njeriut është si të kapërcesh një mal. Gjysmën e kohës e kalon në ngjitje, gjysmën tjetër në zbritje.
Ecja paralel nuk zgjat shumë, se pllajat e majëmaleve kanë shtrirje të kufizuar.

Nga Çapajev Gjokutaj

Sa kohë ngjitesh, të duket se po shkon drejt qiellit, ndaj herë pas here pretendon të fluturosh. I riu si veriu.
Kur nis zbritjen, e kupton se destinacini yt është dheu, ndaj nis e bëhesh më realist e më modest. Urtësia e plakut, e ngrohta e oxhakut.
Gjithsesi edhe ngjitja edhe zbritja mbisundohen nga lodhja e mundimi. Eshtë mbase kjo arsyeja pse njerëzit krijojnë aq shumë vepra arti me përpjekje e luftë, me vuajtje e dhimbje.
Atje ku mbarojnë përpjekjet e mundimet, aje ku nis gëzimi e lumturia, mbaron dhe historia e përrallës, romanit a filmit. Pjesa e gëzuar e jetës përmblidhet e gjitha në një frazë: dhe pastaj rrojtën të lumtur, u plakën e u trashëguan.
Këtë s’kam arritur ta kuptoj ndonjëherë. Ngjan sikur njeriu është i etur për dhimbje e vuajtje, kurse me gëzim e lumturi qënka ngopur deri në velje. Punë përrallash…

ObserverKult

Kliko edhe:

“JETA E NJERIUT ËSHTË E VETMUAR, E VARFËR, E PISTË, E SHËMTUAR DHE E…

Duke iu referuar gjendjes fillestare të natyrës, një të kaluare hipotetike përpara qytetërimit, filozofi Thomas Hobbes nuk shihte asnjë arsye për të qenë nostalgjikë.

Ndërkohë që Rousseau thoshte se “njeriu lind i lirë, dhe më pas është kudo në zinxhirë”, Hobbes besonte se e gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër dhe të pamundur, pa edukim dhe mbrojtje nga shteti.

Natyra njerëzore është e keqe: ne i zëmë pusi dhe e shohim si pré njëri-tjetrin, në mënyrat më të këqia të mundshme.

Nuk është për t’u habitur pra, që shteti do të imponohet mbi lirinë tonë, në një mënyrë pothuaj të dhunshme.

E megjithatë Hobbes pretendonte se këta zinxhirë janë absolutisht të rëndësishëm për të na mbrojtur ne njerëzve nga njëri-tjetri.

ObserverKult