Jeta e vështirë e Robert Downey Jr/ “Faleminderit grua që më shpëtove…”

Robert Downey Jr, në fjalimin që ka mbajtur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Oscar , ka folur ndër të tjera edhe për fëmijërinë e vështirë që ka pasur.

58-vjeçari mori titullin e aktorit më të mirë në rol dytësor në Oscar 2024 për portretizimin e Lewis Strauss në Oppenheimer, ndërkaq u shpreh i kënaqur kur u ngjit në skenë.

Me trofeun në dorë, Downey Jr bëri shaka: “Dëshiroj të falënderoj fëmijërinë time të tmerrshme dhe Akademinë – gjithashtu në këtë renditje”.

Më i riu nga dy fëmijët, Downey Jr ka lindur në Manhattan, në New York, në vitin 1965 dhe u rrit në lagjen “Greenwich Village” derisa shtëpia e tij ka qenë e mbushur me drogëra.

Downey Jr, i cili do të bëhej një yll i industrisë, ishte vetëm gjashtë vjeç kur hodhi hapin e parë në rrugën e tij kaotike drejt varësisë nga droga ku përveç shumë problemeve përfundimisht do ta çonte edhe në burg.

Babai i tij – Bob Downey Sr. – ishte një regjisor avangard në një kohë kur filmat dhe teatri po lulëzonin.

Prindërit e tij u divorcuan në vitin 1978 – kur Robert ishte 13 vjeç – dhe ai fillimisht u zhvendos me babanë e tij në Santa Monica, Kaliforni.

Në shkollën e mesme, problemet e tij me drogën dhe alkoolin u rritën edhe më shumë, duke sjellë zingjirë problemesh.

Por ‘dielli rrezoi’ përsëri për të më në fund në vitin 2003 kur ai u takua me producenten Susan Levin në një set filmi.

Ajo i tha se do të martohej me të – gjë që bëri në vitin 2005 por me një kusht, vetëm nëse ai i premtonte se do ta linte drogën përgjithmonë.

Ai shkoi në terapi duke përfshirë një program me 12 hapa, filloi meditimin dhe kung fu-në dhe tani thotë se ilaçi më i fortë që ai konsumon është kafeina.

Downey Jr tregon se pranoi mbështetjen e gjatë të Susan-it gjatë fjalimit të tij për pranimin e Oscars, ndërsa u shpreh: “… doja të falënderoj gruan time – Susan Downey që është këtu.

“Ajo më gjeti mua dhe më donte përsëri në jetë. Prandaj jam këtu. Faleminderit”, tha ai. / dailymail.co.uk

ObserverKult


pablo neruda

Lexo edhe:

PABLO NERUDA: KUR TË KAM TY, KAM ÇDO GJË…

Në qoftë se sytë e tu nuk do të kishin ngjyrën e dritës së hënës
të një dite të plotë (ndërpritet këtu nga zgjimi i foshnjës-
dhe nis të shkruaj sërish pas 26 orësh)
të një dite të plotë mbushur me baltë, punë dhe zjarr
në qoftë se nuk do t’i kisha këtu lëvizjet e tua të hijshme, të shkathta si ajri

në qoftë se nuk do të ishte kjo javë kaq e kristaltë
jo vetëm prej çasteve të verdha të vjeshtës që kacavirret nëpër vreshta.
në qoftë se ti nuk do të ishe kjo bukë aromatike e hënës
gatuar me miellin që kam shpërndarë në qiell

oh, i dashur, unë nuk do të doja kaq shumë!
Po kur të kam ty, unë kam çdo gjë;
rërën në kum, kohën, pemën e shiut.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


pablo neruda

PABLO NERUDA: KUR TË VDES, DUA DUART TUA MBI SYTË E MI…

Kur të vdes, i dua duart e tua mbi sytë e mi
Dua dritën dhe ngrohtësinë e duarve të tua të dashura
Që ta përcjellin freskinë e tyre përmbi mua, edhe një herë
Dua të ndjej butësinë që më ndryshoi fatin

Dua që ti të jetosh, ndërsa pres për ty, i fjetur
Dua që veshët e tu të dëgjojnë ende erën,
Dua që ta nuhasësh aromën e detit që e deshëm bashkë
Dhe të ecësh mbi rënën që ku ecëm bashkë

Dua që ajo që dua, të vazhdojë të jetojë
Dhe ty që të dua
Dhe të këndoj mbi çdo gjë tjetër
Të vazhdosh të lulëzosh
Me boçe të plota

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult