Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në urrejtje ndaj të tjerëve…

Charlotte Brontë ishte një romanciere angleze e njohur më së shumti për Jane Eyre (1847), historia e një guvernate të re të pavarur, që kapërcen vështirësitë duke i qëndruar besnike parimeve të saj. Ky roman përziente realizmin moral me elementet gotike.

Charlotte ndoqi shkollën e vajzave të klerit në Lancashire. Përvojat e saj atje, duke përfshirë disiplinën e ashpër dhe ushqimin e tmerrshëm, ndikuan në portretizimin e Institutit Lowood në Jane Eyre.

Në vjeshtën e vitit 1845, Charlotte hasi në disa poezi nga Emily. Ky zbulim çoi në botimin e një vëllimi të përbashkët të Poems nga Charlotte, Emily dhe Anne. Pseudonimet supozohej se ruanin fshehtësinë dhe shmangnin trajtimin e veçantë, që ato besonin se recensuesit u bënin grave.

Ajo filloi një libër tjetër, Emma, ​​nga i cili kanë mbetur vetëm disa faqe, sepse shtatzënia e saj u shoqërua me sëmundje rraskapitëse dhe ajo vdiq në 1855.

Kombinimi i romancës dhe realizmit satirik të Charlotte, ishte stili i pothuajse të gjitha romanciereve gra për një shekull.

Në vazhdim po ua sjellim disa nga thëniet më të njohura që ajo la.

– Paragjykimet çrrënjosen më vështirë nga zemra që nuk është fertilizuar nga shkollimi.

– Sa i lehtë ia dalin disa të bëjnë që rruga të ngjajë e shkurtër, kur për të tjerët duket e pamundur.

Më kot themi që njerëzit duhet të kënaqen me rehatinë, sepse ata kanë nevojë për veprim, e po s’e gjetën e krijojnë.

Nuk ka punë të padenjë, nëse na përmirëson.

Nuk duam t’i pëlqejmë botës, por të duhemi nga ata që duam, aq sa të ndihemi të vërtetë.

Për ta ndërtuar miqësinë mbi themele të qëndrueshme, duhet t’i duam miqtë për dashurinë ndaj tyre, jo për dashurinë ndaj vetes sonë.

Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në hatërmbetje dhe në urrejtje ndaj të tjerëve.

Natyra e njeriut nuk mund të ndryshojë.

Përgatiti: V. K. /ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

CAMUS: NJERIU ËSHTË E VETMJA KRIJESË QË REFUZON TË JETË ÇFARË ËSHTË