Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në hatërmbetje dhe në urrejtje ndaj të tjerëve

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren. /Jean De la Bruyere

Duhet të kesh dashuruar para se të mund të urresh. /Nicholas Sparks

Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në hatërmbetje dhe në urrejtje ndaj të tjerëve. /Charlotte Brontë

Sado e maskuar qoftë, lëmosha është gjithmonë e tmerrshme; ekziston një parehati, pothuajse një urrejtje sekrete, mes atij që jep dhe atij që merr. /George Orwell

Mos i beso atij që pëlqen gjithçka, atij që urren gjithçka dhe, aq më tepër, atij që shpërfill gjithçka. /Johan Kaspar Lavater

Pak njerëz arrijnë të jenë të lumtur pa urryer ndonjë person, ndonjë komb a ndonjë kredo tjetër. /Bertrand Russell

Njeriu i ditur duhet të jetë i aftë jo vetëm të dojë armiqtë e vet, por edhe të urrejë miqtë e vet. /Friedrich Nietzsche

Bëj që njerëzit afër teje të të duan e jo të të druajnë, sepse dashuria ndiqet nga respekti më shumë se frika nga urrejtja. /Demosteni

Urrejtja mund të mposhtet vetëm nga dashuria. /Gandi

Më duaj ose më urre, sepse të dyja janë në favorin tim. Nëse më do, unë do të jem gjithmonë në zemrën tënde. Nëse më urren, unë do të jem gjithmonë në mendjen tënde./William Shakespeare

ObserverKult


Lexo edhe:

BUDDHA: URREJTJA NUK PUSHON PREJ URREJTJES, POR VETËM PREJ DASHURISË…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gautama Buddha

Një ibrik mbushet pikë-pikë. Po kështu, njeriu i mençur, duke mbledhur pak nga pak, e mbush veten me të mirën.

Gjithçka që ne jemi, është rezultat i asaj që kemi menduar. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendim të lig, atëherë dhimbja e ndjek pas atë.

Nëse një njeri flet ose vepron me një mendim të pastër, lumturia e ndjek pas atë, si një hije që nuk e lë kurrë.

Urrejtja nuk pushon prej urrejtjes, por vetëm prej dashurisë; Ky është rregulli i përjetshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult