“Jetoi duke pikturuar dhe ashtu vdiq”/ Vëllai i Ali Osekut mes lotësh tregon edhe për vizitat që ia bëri në burg…

Shpëtim Oseku

“Jetoi duke pikturuar dhe ashtu vdiq”. Kështu deklaron Shpëtim Oseku, vëllai i Ali Osekut, piktorit të njohur që u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Në një intervistë për News24, mes lotësh Shpëtimi tregon se si i vëllai kishte kontribuar në rritjen dhe formimin e tij akademik.

“Të gjithë kanë dhimbje kur ikën dikush. Ai ka ikur aq lart sa s’do të kem fatin ta takoj më. Jetoi duke pikturuar dhe ashtu vdiq. Unë u mundova të ecë në gjurmët e tij. Po përgatitem që të jem i fortë.

Por nuk është e mundur, pasi ndjej një boshllëk. Më edukoi. U rrita duke i shkuar në burg. E mora më pas në Gjermani dhe e deshëm shumë njëri-tjetrin”, tha Shpëtim Oseku.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA PIKTORI I NJOHUR, ALI OSEKU