
Nga Carl Jung
“Bota dikur ka për të ta shtruar pyetjen ‘cili je?’, e po të mos ia dish asaj përgjigjen, atëherë pikërisht bota do të të tregojë detyrimisht cili duhet të jesh.
Mirëpo, të jetosh varësisht nga pritshmëritë e të tjerëve për ty, përbën një formë tinëzare vetëvrasje sidoqoftë.
Trysnia e përshtatjes me çdo kusht, për t’u pëlqyer të tjerëve, për të mos i trazuar gjindjen, të largon vazhdimisht nga thelbi yt.
E kur largohesh nga thelbi yt, gjithçka bëhet e pakuptimtë.
Prandaj, udhëtimi i vërtetë nis atëherë kur reshtim së vepruari sa për ‘sy e faqe’, e kur fillojmë t’ia dëgjojmë vetes nevojat pa asnjë drojë.
Ngase, veç kush ka guxim të jetë burimor, ndonëse shumëkujt kjo mund të mos i pëlqejë, do ta jetojë me plotësi jetën e vet”.
1953
Përzgjodhi e përktheu: Elvi Sidheri
ObserverKult
Lexo edhe:
Kalaja e Prizrenit rihapet për vizitorët, disa pjesë mbeten të mbyllura






