Jim Morrison: Ah, sikur

Poezi nga Jim Morrison

Udhëkryqet
vend ku fantazmat
qëndrojnë për t’iu përshpëritur
udhëtarëve në vesh dhe
për t’i bërë që të interesohen për
fatin e tyre

Autostopisti pi:
“Përsëri i thërras zotat e fshehtë
të errët të gjakut”
——–Pse na thërret?
Ti e di çmimin tonë. Ai
kurrë s’ndryshon. Vdekja
jote do të të japë jetë
dhe do të të lirojë nga fati
i zi. Por po bëhet vonë.

——–Ah, sikur të kisha mundësi që t’ju shihja përsëri
dhe të flas me ju, dhe të shëtis
paksa në shoqërinë tuaj,
dhe të pi pijen marramendëse
të bisedave tuaja,
mendova

——–të shpëtoj shpirtin tashmë
të rrënuar. të arrij çlodhje.
Të plaçkis arin e gjelbërt
në bastisjen pirate dhe të sjell
në kamp lavdinë e moçme.

——–Derisa njeriu me pelerinë shikon
brirët e helmuar dhe pi
fitoren e kuqe; ushtari
poashtu, me trofeun e tij,
helmetën e përshkuar; dhe
bartësi i viglës duke u dridhur
kërkon rrugën e tij për mirësinë e
tij të brendshme

——-(qeshje) Mirë pra, A do ta
përqeshje veten?

——–Jo.

——–Së shpejti zërat tanë duhet të bëhen
një, ose njëri prej nesh duhet të shkojë.

Pëktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

JIM MORRISON: ZOTËRINJTË

Ngjarjet zënë vend përtej dijes sonë apo kontrollit tonë. Jetat tona jetohen për ne. Mund të përpiqemi t’i skllavërojmë të tjerët. Por gradualisht, perceptime të veçanta po zhvillohen. Ideja e “Zotërinjëve” po fillon të formësohet në disa mendje. Do të duhej t’i regjistronim nëpër grupthe perceptimesh për t’i rrugëtuar labirintet gjatë shfaqjeve misterioze nate…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU