Nga Jim Morrison
Ngjarjet zënë vend përtej dijes sonë apo kontrollit tonë. Jetat tona jetohen për ne. Mund të përpiqemi t’i skllavërojmë të tjerët. Por gradualisht, perceptime të veçanta po zhvillohen. Ideja e “Zotërinjëve” po fillon të formësohet në disa mendje. Do të duhej t’i regjistronim nëpër grupthe perceptimesh për t’i rrugëtuar labirintet gjatë shfaqjeve misterioze nate. Zotërinjtë kanë hyrje të fshehta, dhe i dinë tebdilosjet. Por ata zhduken në mënyra minore. Vezullimi i tepërt i dritës në sy. Gjestikulim i gabuar. Shikim tepër i gjatë dhe kureshtar.
Zotërinjtë na qetësojnë me imazhe. Na japin libra, koncerte, galeri, shfaqje, kinema. Posaçërisht kinema. Përmes artit na hutojnë e verbërojnë në robërinë tonë. Arti zbukuron muret tona, na mbanë të heshtur, të ndarë dhe indiferent.
Përktheu: Fadil Bajraj
Lexo edhe:
JIM MORRISON: AKTORËT DHE MIQTË
Aktorët duhet t’na bëjnë të mendojmë
se janë të vërtetë
Miqtë tanë s’duhet
t’na bëjnë të mendojmë se ne po aktrojmë
Ata janë, megjithatë, të ngadaltë në
Kohë
Fjalët e mia të egra
rrëshqasin në fuzion
dhe rrezikojnë të humbin
pikëmbështetjen…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
NGA JIM MORRISON, TEK KURT COBAIN DHE AMY WINEHOUSE: MALLKIMI I NUMRIT 27
Në botën e rock-ut dhe më në përgjithësi atë të artit, ekziston një “klub ekskluziv” në të cilin askush nuk dëshiron të bëjë pjesë. Një rreth i ngushtë që me kalimin e kohës ka ardhur duke u shtuar, me një përpikmëri makabre, me interpretuesit më të mirë të skenës muzikore. Ata i ka bërë bashkë ikja nga kjo botë pa i mbushur 28 vjet…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU