Jo vetëm Albina Kelmendi edhe Rita Ora do të performojë këtë vit në Eurovision

Tashmë është e konfirmuar se Rita Ora do të performojë disa nga hitet e saj më të famshme në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2023” i cili do të zhvillohet në Liverpool më 9 maj.

Këngëtarja e famshme do ta paraqes këtu edhe këngën e saj më të re “Praising You” të cilën mezi presim ta dëgjojmë.

Ajo gjithashtu do t’i bashkohet një sërë yjesh të tjerë britanikë dhe evropianë si Rebecca Ferguson e cila u bë shumë e famshme pas pjesëmarrjes së në “X Factor Suedi”. 

Artistë të tjerë që do të performojnë janë ukrainasit Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka.

Kjo nuk është hera e parë që Rita do të ngjitet në skenën e Eurovizionit. Kjo pasi që në vitin 2009 këngëtarja bëri audicionin për të përfaqësuar Britaninë, por u tërhoq nga gara përpara se të kalonte në fazën finale.

Asokohe Rita ishte vetëm 17 vjeç dhe tha për mediet se nuk ndihej sikur Eurovisioni ishte vendi i duhur për të.

Patjetër që kjo ndodhi para se artistja të merrte famën globale dhe të bënte hitet për të cilat është e njohur sot.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar, ajo është shprehur disa herë për mediet se nuk është penduar kurrë që hoqi dorë nga skena evropiane.

“Mundësia e Eurovisionit më erdhi përpara se të kisha një kontratë muzikore. Isha shumë e emocionuar, por ndjeva se nuk ishte koha dhe rruga e duhur në industrinë e muzikës.

E di, isha shumë e re për të marrë atë vendim, por diçka më tha nuk ishte për mua. Ndaj edhe thashë jo. Unë doja të shkruaja këngë dhe Eurovisioni sikur nuk më shkonte.

E mora këtë vendim së bashku me motrën e cila ishte edhe menaxherja ime”, ishte shprehur Ora.

Ndryshe rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin. Duke e bërë atë një nga spektaklet televizive më të ndjekur në botë.

Ndërsa ‘Të  Bashkuar nga Muzika’- është slogani i këtij viti./living.al

ObserverKult


Rita Ora do të prezantoj MTV Ema Awards

Lexo edhe:

RITA ORA DO TË PREZANTOJ MTV EMA AWARDS

Lajmi u konfirmua nga Rita Ora

Më 14 nëntor në Budapest mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.

Në këtë mbrëmje të madhe pritet të marrin pjesë emra të mirënjohur të skenës botërore. Mes tyre edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora.

Lajmi u konfirmuar si nga faqja zyrtare e eventit, ashtu edhe nga Rita Ora.

Rita Ora dukej e lumtur teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult