Rita Ora do të prezantoj MTV Ema Awards

Rita Ora do të prezantoj MTV Ema Awards

Lajmi u konfirmua nga Rita Ora

Më 14 nëntor në Budapest mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.

Në këtë mbrëmje të madhe pritet të marrin pjesë emra të mirënjohur të skenës botërore. Mes tyre edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora.

Lajmi u konfirmuar si nga faqja zyrtare e eventit, ashtu edhe nga Rita Ora.

Rita Ora dukej e lumtur teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.

Këngëtarja, 30 vjeçe, njoftoi lajmin në Instagram ku shkruante:

“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse që përfundova një tjetër episod mahnitës të “The Masked Singer”. Me të vërtetë të përulur dhe të sinqertë të ftuarit që kemi këtë vit!! Do të mbeteni pa mend!! Shume e emocionuar!!”

Krijuesja e hitit “How We Do” kishte veshur një bluzë gri, e cila kishte mbi të George Michael dhe xhinse blu në fotot që kishte postuar, teksa qëndronte pranë imazhit të David Bowie.

“Oh gjithashtu këtu është një foto e imja dhe 2 artistëve të mi të preferuar David dhe George”, shkruan Rita Ora më tej.

Këngëtarja do t’i bashkohet panelit të përbërë nga Jonathan Ross, Davina Mçall dhe Mo Gilligan.

“The Masked Singer”, i cili drejtohet nga Joel Dommett, ndjek personazhe të njohura që veshin kostume dhe maska dhe këndojnë para një paneli të cilët duhet të marrin me mend se cilët janë.

Postimi vjen pasi ajo së fundmi ka pozuar për një seri fotosh mahnitëse e shoqëruar nga kolegu i saj nga shfaqja, Jonathan./lapsi.al

ObserverKult

Lexo edhe:

BEFASOHET RITA ORA, MERR DHURATËN E VEÇANTË NGA SHKOLLA E SAJ FILLORE