Jobs: Puna është si martesa, duhet zgjedhur e duhura!

Steve Jobs me punën e tij inspiroi jo vetëm nje industri të tërë të botës teknologjike por edhe një gjeneratë të tërë të rinjësh. Jobs është profili i një njeriu i cili realizon ëndërrat, e që nuk gjenë justifikime për të hequr dorë.

Dhe ja se çfarë ka thënë ai për punën:

Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde dhe e  vetmja mënyrë për të qenë i/e kënaqur, është të bësh atë çfarë e mendon si punë të mirë për ty.
E vetmja gjë për ta bërë këtë, është të bësh punën që të pëlqen.
Nëse nuk e ke gjetur akoma, vazhdo të kërkosh.
Mos u ndal.
Në momentin që do ta gjesh, ke për ta kuptuar menjëherë se ajo është puna e duhur për ty.
Dhe ashtu si marrëdhëniet në martesë, ajo punë të duket përherë dhe më e bukur. Ndaj, kërkoje punën e duhur për ty, derisa ta gjesh. Mos u ndal.

ObserverKult