Johan V. Gëte: Letër prej zemre…

Pse kthehem përsëri te këto fletë?
I dashur, mos më pyesje më mirë,
S’kam ç’them, me të vërtetë, po kam dëshirë
Ta mbash në dorë letrën time, vetë.

Meqë s’vij dot, kjo letër le të jetë
Prej zemrës sime ç’është më e dlirë,
Gëzim, rënkim e shpresë e dëshirë;
Gjithça që s’pat fillim e fund s’do ketë.

Sot dëshiroja fort mos të ta thoja
Se në dëshira, ëndrra dhe mendime
Besnikja zemër kthen e vjen te ti.

Kështu dikur qëndroja e të shikoja
Dhe s’flisja dot. Ç’të thoshte goja ime?
E gjitha isha si në mrekulli.

Përktheu: Petraq Kolevica

——————

LEXO EDHE:

Johan V. Gëte, shkrimtari që bëri diçka të jashtëzakonshme

Johan V. Gëte është personaliteti letrar më i rëndësishëm i letërsisë gjermane të kohëve moderne, aq sa shpesh krahasohet me Shekspirin dhe Danten.

Poet, dramaturg, regjisor, romancier, shkencëtar, kritik, artist dhe burrështeti, gjatë të ashtuquajturës periudha romantike e arteve evropiane. Në ditët e sotme janë të shumtë shkrimtarët, filozofët dhe muzikantët, të cilët burimin e frymëzimit e gjejnë në idetë dhe dramat e tij, domen publik.
Në vendet gjermanishtfolëse, por jo vetëm, veprat e Johan V. Gëte janë kaq të spikatura, saqë janë referuar si klasike prej fundshekullit të 18-të.

Johan V. Gëte lindi në Frankfurt (Main), por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në qytetin e Veimarit, ku mori edhe titullin e fisnikut në vitin 1782. Prindërit u kujdesën shumë për arsimimin e tij. Duke e shkolluar kryesisht në shtëpi. Ai shkroi poezi për miqtë, ndoqi kurse arti, mësoi italisht. Shkroi pjesë të shumta teatrore dhe u miqësua me aktorët…

Si anëtar i shtresës së lartë, prej moshës dymbëdhjetë vjeçe në publik mbante një shpatë. Studioi në Universitetin e Leipzigut dhe, më vonë, bëri master për drejtësi në Universitetin e Strasburgut. Fliste shumë gjuhë dhe bëri udhëtime me distanca të largëta përgjatë gjithë jetës. Përballë sasisë dhe cilësisë së krijimtarisë së autorit, është e vështirë ta krahasosh me artistë të tjerë bashkëkohorë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU