Poezi nga John Donne
Askush s’është një ishull,
i gjithi për vete.
Çdo njeri është pjesë e kontinentit,
pjesë e së tërës.
Nëse një plis balte e përpin deti,
Evropa pakësohet.
Si të jetë një kep diku,
një çiflig i miqve të tu
apo edhe pronë e juaja.
Vdekja e çdo njeriu më pakëson
Sepse jam i përfshirë në njerëzim
Prandaj mos pyet për kë bien këmbanat.
Ato bien për ty.
*Kjo nuk është një poezi më vete por një fragment nga ‘Devotions upon emergjent ocassions” (Përkushtime mbi raste të jashtëzakonshme) e shkruar më 1623 që përmban meditime, refleksione dhe lutje mbi kuptimin e jetës.
Përkthyer nga Kujtim Morina
ObserverKult
Lexo edhe: