John Legend & Sam Smith performojnë “Stand By Me” nga karantina (Video)

Nga shtëpitë e tyre, dhjetëra artistë të njohur botërorë, dhanë një koncert të jashtëzakonshëm , në mbështetje të mjekëve, në luftën kundër pandemisë.

Inicuar nga këngëtarja Lady Gaga, koncerti botëror virtual “One World, Together At Home”, i mbështetur nga lëvizja Global Citizen në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ishte menduar të ishte një “slogan” në mbështetje të ndihmësve dhe OJQ-ve lokale.

Ju ftojmë të ndiqni me këtë rast performimin e John Legend & Sam Smith!/ ObserverKult