Aktorët John Travolta dhe Bruce Willis do të jenë sërish bashkë në një film.
Sipas mediave të huaja, John dhe Bruce do të luajnë në filmin e ardhshëm “Paradise City”.
Në film, Willis do të luajë rolin e një vrasësi me pagesë i cili kërkon të hakmerret ndaj mbretit të botës së krimit në Hawaii që do të luhet nga Travolta.
Dy aktorët kanë punuar bashkë në filmat: ”Look Who’s Talking” i vitit 1989 ,“Look Who’s Talking Too” në 1990 dhe “Pulp Fiction”.