John Travolta dhe Bruce Willis, së shpejti bashkë në një film

Aktorët John Travolta dhe Bruce Willis do të jenë sërish bashkë në një film.

Sipas mediave të huaja, John dhe Bruce do të luajnë në filmin e ardhshëm “Paradise City”.

Në film, Willis do të luajë rolin e një vrasësi me pagesë i cili kërkon të hakmerret ndaj mbretit të botës së krimit në Hawaii që do të luhet nga Travolta.

Dy aktorët kanë punuar bashkë në filmat: ”Look Who’s Talking” i vitit 1989 ,“Look Who’s Talking Too” në 1990 dhe “Pulp Fiction”.

LEXO EDHE: Martin Scorsese e ka gati filmin e shumëpritur