John Yamrus: Unë nuk jam

Poezi nga John Yamrus

unë nuk jam
mizantrop
ama, nuk më pëlqejnë

as turmat,
as të bëj muhabete koti,

as t’i bëj njerëzit
të ndihen mirë
apo rehat.

nuk më pëlqen
të humbas kohën time
duke qeshur me një hajvan,

apo
me ndonjë teveqel.

më shumë do të doja
të kaloja pasditen
në një karrige në oborr,
duke lexuar Zolan,

dhe
duke dëgjuar
muzikën e

qenit tim duke gërhitur.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Leo Tolstoy
Leo Tolstoi

Lexo edhe:

TOLSTOI: PA PUNË NJERIU NUK MUND TA RUAJË DINJITETIN NJERËZOR…

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura për punën:

Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras

Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe

Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte

Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen

Lumturinë e gjen ai që punon. – Leonardo Da Vinci

Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë. – Thënie Spanjolle

Mos u lut, po puno! – Thënie Japoneze

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult