Bardhyl Londo: Vetëm Itaka mbetet

Bardhyl Londo itaka

Kanë ndërruar anijet. S’janë më si të Odiseut.
Kanë ndërruar dashuritë. S’janë më si të Manelaut.
Gratë ndyshe janë. S’i ngjajnë më Helenës.
Dhe prapë do të ndërrojnë në shekujt praparendës.
Vetëm Itaka mbetet.
Itaka te fëmija, Itaka te gjeniu
ajo, e përjetshmia,
ëndërra,
dashuria,
jeta,
vdekja:
Itaka-vetë njeriu.

ObserverKult


Lexo edhe:

“NË SHQIPËRI DUA T’SHKOJ E TË RROJ”, POEZI NGA ASDRENI

Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;

të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;

bilbili t’ia thotë
nën diellin e ngrohtë.

Dua dhe Shqiperinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nepër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;

ObserverKult