Johnny Hallyday: Sa t’du…( Que Je T’aime) teksti dhe kënga


Kur flokët t’shtrihen
Si diell veror
E kur jastëku yt
Ngjanë si fushë gruri
Kur hija dhe drita
Vizatojnë n’trupin tënd
Male, pyje
E ishuj me thesarë….

Sa t’du, sa t’du, sa t’du
Sa t’du, sa t’du, sa t’du

Kur goja t’bëhet e ëmbël
Kur trupi t’bëhet i paepur
Kur qielli n’sytë e tu
Papritur s’është më i çiltër
Kur duart tuaja do t’donin
Kur gishtat e tu nuk guxojnë
Kur turpi yt thotë jo
Me zë shumë t’ulët…

Sa t’du, sa t’du, sa t’du
Sa t’du, sa t’du, sa t’du

Kur nuk ndjehesh më mace
E bëhesh qenushe
E n’ftesë t’ujkut
Thyen më n’fund zinxhirët

Kur ofshama yte e parë
Mbaron me një britmë
Kur jam unë që them jo
Kur je ti që thua po…

Sa t’du, sa t’du, sa t’du
Sa t’du, sa t’du, sa t’du

Kur trupi im n’trupin tënd
I rëndë si një kali i vdekur
Nuk di më, nuk di tutje
Nëse akoma ekziston

Kur çuam dashuri
Si të tjerët bëjnë luftën
Kur jam unë ushtari
Që vdes dhe që e humb atë…

Sa t’du, sa t’du, sa t’du
Sa t’du, sa t’du, sa t’du

Sa t’du,
Sa t’du…

Përktheu: Çlirim Lazaj