I kujtohem kanjiherë kur asht i dehun. Veç kur asht i dehun ma shkruen ndonji fjalë, kurrgja të ngrohtë a të gjetun, veç çka bone, qysh je, a je gjallë?
Por unë shenjë jete nuk i jap, vdekun s’jam, por as gjallë krejt, e fjalë sa me mbushë mbramjen ma nuk kam, se shterë e kam synin që e pret.
I kujtohem kanjiherë kur asht i dehun. Natën vonë zemrën merr ma çel. Por atëherë asht tepër vonë, se unë jam fjetun, e kur zgjohem atij rakia veç i del.
I mungoj kanjiherë, kur asht i dehun. I dehun po asht pak si shpesh. E më shkruen se në vaj asht shkrehun, Për dashninë e arsyen që i shkojnë ndesh.
Por unë shenjë jete nuk i jap, vdekun s’jam, por as gjallë krejt. Jam në zi për dashninë që më ka mbetun ndry në gjoks, tue pritë dheun me e tretë.