Jong: Problemi është se po nuk rrezikove asgjë, rrezikon shumë

ObserverKult ua sjell disa thënie të poetes Erica Jong:

Nuk ka më budalla se ai që nuk dyshon aspak në bindjet që ka.

Xhelozia është i gjithë dëfrimi që mendon se ata kanë patur.

Fitimi i urtisë, shpesh do të thotë, ta mbash gojën mbyllur e të mos nxjerrësh atë që di, deri në çastin e duhur.

Problemi është se po nuk rrezikove asgjë, rrezikon shumë.

Kryelartësia është e mendjes, jo e zemrës.

Frika jehon më shumë se çdo mendim tjetër.

Të jesh i famshëm do të thotë që, mijëra njerëz kanë idenë e gabuar për ty.

Ka nga ata që e ngatërrojnë miqësinë me mëshirën dhe nuk pranojnë asnjë lloj ndihme, ngaqë nuk duan të shihen si të dobët.

ObserverKult