Kur ndihem i mjeruar mendoj për vdekjen. I vetmi ngushëllim që kam është: e di se nuk do të vazhdoj të jem, e mendoj se do të pushoj së qeni. Kjo do të thotë se kam siguri përtej çdo frike të natyrës fetare… Kam sigurinë se do të vdes tërësisht. Dhe ky është një ngushëllim i madh. Është diçka që njeriut i jep shumë forcë, ngaqë e di se është jetëshkurtër, i përkohshëm.
Nga ana tjetër, ideja për të qenë i përhershëm më duket se është një ide vërtet e tmerrshme. Pavdekësia do të ishte ndëshkimi më i keq. Çdo lloj pavdekësie do të ishte një ferr i vërtetë. Edhe parajsa, po të zgjaste pafundësisht, do të ishte një ferr. Çdo gjendje që vazhdon pafundësisht njësoj, është fatkeqësi. Ndoshta një nga virtytet më të mëdha të jetës është se gjithçka është e përkohshme, madje edhe gjendja fizike e përkohshme, po ashtu edhe kënaqësia e shkurtër apo e përkohshme. Dhe është mirë që është ashtu, sepse, po të ishte ndryshe, do të ishte shumë e mërzitshme.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
JORGE LUIS BORGES: KJO ËSHTË DETYRA JONË. NËSE NUK E PËRMBUSHIM, HIDHËROHEMI…
Nga: Jorge Luis Borges
Detyra e artit është të shndërrojë gjithçka që na ndodh, ta shndërrojë gjithçka në simbole, në muzikë, ta shndërrojë gjithçka në diçka që mund të jetojë në kujtesën e njeriut. Kjo është detyra jonë. Nëse nuk e përmbushim, hidhërohemi.
Shkrimtari apo artisti, ka detyrën ta shndërrojë gjithçka në simbole. Këto simbole mund të jenë ngjyra, forma ose tinguj. Për poetin simbolet janë tinguj dhe fjalë, fabula, histori, poezi. Puna e poetit nuk mbaron kurrë. Nuk ka të bëjë hiç me orët e punës.
Ti gjithmonë merr diçka nga bota e jashtme. Diçka duhet të shndërrohet dhe në fund të fundit, ajo do të shndërrohet. Ky zbulim mund të shfaqet kurdo. Poeti kurrë nuk pushon. Ai gjithmonë punon, madje edhe kur ëndërron. Përtej jetës së shkrimtarit është një vetmitar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult