Jorge Luis Borges: Ja pse lumturia e lexuesit është më e madhe se ajo e shkrimtarit

Jorge Luis Borges

Nga Jorge Luis Borges

Si gjithë njerëzve edhe mua më kanë ndodhur shumë gjëra. Kam gjetur kënaqësi në plot gjëra: të notosh, të shkruash, të kundrosh lindjen apo perëndimin e diellit, të biesh në dashuri.

Por gjëja thelbësore e jetës time ka qenë ekzistenca e fjalëve dhe mundësia për t’i thurur dhe transformuar ato në poezi. Sigurisht, në fillim unë isha një lexues.

Dhe mendoj se lumturia e lexuesit është më e madhe nga ajo e shkrimtarit, sepse lexuesi nuk ka pse ndjen shqetësim dhe as ankth: ai vetëm aspiron lumturi. Dhe lumturia është e shpeshtë, kur je lexues.

(Marrë nga muri i Bajram Karabollit në Facebook)

ObserverKult


Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: TASHMË S’DO TË JEM I LUMTUR… E NDOSHTA KJO S’KA RËNDËSI…

Nga Jorge Luis Borges

I

Tashmë bota nuk është më magjike. Të kanë lënë krejt.
As hënën e qartë, as kopshtet e buta, tashmë
s’ke me kë t’i ndash. Nuk ka asnjë
hënë që reflektim i të kaluarës të mos jetë,

kristal i vetmisë, diell i agonisë.
Lamtumirë tempuj e të përbashkëta duar
që i afronte dashuria. Sot ke përfunduar
veç me kujtimin besnik dhe ditët e shkretisë.

Askush nuk humb (përsërit në boshësi)
përveç atij që s’ka e mospasja s’ka ku t’i shkojë,
por guximi s’mjafton për asnjeri

që artin e harrimit ta mësojë
Një simbol, një trëndafil, shpirtin ta bën varrë
dhe mund të të vrasë një kitarë.

II

Tashmë s’do të jem i lumtur. E ndoshta kjo s’ka rëndësi.
Ka kaq shumë gjëra të tjera në botë;
një çast çfarëdo është më i plotë
dhe më i ndryshëm se deti. Jeta është e shkurtër gjithsesi

edhe pse orët janë aq të gjata e koha s’kalon,
një kureshtje e errët pas na ndjek,
vdekja, ky det tjetër, kjo shigjetë
që nga dielli, hëna dhe dashuria na çliron.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult