Jorge Luis Borges: Me rrjedhë a me qenë?

dashuria borges është libri dashuria poezi nga borges
Jorge Luis Borges

Ku është Rini i matanë reve? Shembëlltyra
e gjithkundgjetshme e Rinit, arketipi i kulluar
i një krejt tjetër Rini, jashtëkohor –
që përjetëson dhe e zgjat çastin e amshueshëm
duke lindë Rinin, që vrapon nëpër koriet
gjermane, nësa unë diktoj këtë varg?
Kështu ua nguliste gjeneratave Platoni,
të cilin e kundërshtoi Wiliam Okamm.
Ai do të kishte thënë, se Rini (që rrjedh
nga fjala “rinan”, pra “me rrjedhë” – s’është
pos se një nofkë e zbrazët, që njerëzit i dhanë
furisë së ujrave, që çan shekull pas shekulli
nga ksulat e dëborta gjer tek dunat e bregdetit.
Epo, ka të ngjarë. Le ta zgjidhin vetë ata.
Kush do të bëhem unë – në përsëritjen rish
të ditëve rrezatare dhe netëve të muzgëta
me gëzimet e tyre të librave, dashuritë dhe këngët
dhe me barrën e frikërave dhe shpresave?
Apo një tjetërkush, me fytyrën e tij misterioze
që hijen e marrtë, hijen që u shkapërda
e dërrmon tani qelqesh t’padurimta?
Pas cakut të vdekjes, gjasë ka, të mësojmë,
kush jemi në t’vërtetë – fjalë apo thelb.

Përktheu: Agron Tufa