“Për vetveten” nga Jorge Luis Borges
Qysh kur jam verbuar, e vetmja gjë që më ka mbetur është gëzimi për të ëndërruar, për të imagjinuar se mund të shikoj.
Nganjëherë dëshirat e mia shtrihen edhe përtej kësaj ëndrre, pra dalin andej dhe hyjnë edhe në botën të zgjimit.
Ka raste, para se të fle apo para se të zgjohem, gjendem duke ëndërruar, duke belbëzuar fraza të paqarta, të pakuptueshme.
Këtë përvojë e vërteton thjesht bindja ime se mendja krijuese përherë është aktive, pak a shumë, përherë është duke ëndërruar në mënyrë delikate.
Të flesh është si të ëndërrosh vdekjen. Ashtu siç ëndërron jetën, kur je zgjuar. Nganjëherë, unë nuk mund ta dalloj cila është njëra dhe cila është tjetra…
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
BORGES: ATA QË MENDOJNË SE UNË NUK E PASKAM NJOHUR DASHURINË, GABOJNË…
Nga Jorge Luis Borges
Nuk e di pse thonë se qenkam i mangët në ndjenja, apo se më qenkan mohuar disa përvoja themelore në jetë. Mendoj se e kanë fjalën për ndjenjën e dashurisë tek unë. Por ata që mendojnë se unë nuk e paskam njohur dashurinë, gabojnë.
Atyre mund t’u pohoj se përherë kam qenë i dashuruar. Dashuria e parë (sigurisht, ideale), e jetës sime ishte një aktore, Ava Gardner.
Zakonisht, filmat e saj i shikoja dy herë në ditë. Sapo mbaronte shfaqja, dëshiroja që të vinte e nesërmja që ta shihja përsëri. Dashuria kërkon prova. Prova të mbinatyrshme.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe;
AUREL PLASARI: NJË PALË ÇORAPE KINEZE SHKAKTUAN PROBLEM SHTETËROR
Kishte mbërritur në Kinën socialiste për “vizitën miqësore”, kur Pablo Neruda pati nevojë të blinte një palë çorape: përpos atyre që kishte mbathur, kishte harruar të vinte çorape në valixhe. Nuk ia pati marrë mendja kurrë që ajo palë çorapesh e tij do të shkaktonin një problem të vërtetë shtetëror për shokët kinezë, siç e ka treguar vetë te ‘Rrëfej që kam jetuar’ (1979).
Tekstin e plotë e gjeni KETU