Jorge Luis Borges: Thjeshtësia

Jorge Luis Borges

Për Haydee Lange

Porta e kopshtit është hapur
aq lehtë sa faqja e kthyer
e hetuar nga devocioni i rregulltë
dhe pasi të hysh brenda, kundrimet tona
s’kanë nevojë të fiksohen në objekte
që tashmë ekzistojnë plotësisht në kujtesë.
Jam i mësuar me zakonet dhe shpirtërat
dhe me atë dialektikë aluzionesh
që çfarëdo tubimi i njerëzve thur.
Nuk kam nevojë të flas
as të pretendoj privilegje të rreme;
ata që më rrethojnë këtu më njohin mirë,
ma njohin mirë dhembjen dhe dobësinë.
Kjo është për të arritur gjënë më të lartë,
që ndoshta do t’na jepet nga Parajsa:
jo nderim ose ngadhnjime,
por thjesht për t’u pranuar
si pjesë e një Realiteti të pamohueshëm,
sikur gurët dhe pemët.

Përktheu: Fadil Bajraj


Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: UNË PASKAM VETËM NJË ARMIK…


Lexo edhe:

KËSHILLË E BORGES: MOS U NGUTNI TË BOTONI!

Poetja e shquar amerikane, Emily Dickinson, besonte se botimi nuk është pjesë thelbësore e fatit të një shkrimtari. Juan Rulfo duket se ka besuar po ashtu. Ishte një adhurues i leximit, vetmisë dhe i shkrimit të dorëshkrimeve, të cilat i rishikonte, i korrigjonte dhe i asgjësonte.

Kësisoj, nuk po e botonte dot librin e tij të parë, “Rrafshina në flakë” (1953), deri sa pothuajse shkoi dyzet vjeç dhe, kur një mik i tij kokëfortë, Efrén Hernández, ia rrëmbeu origjinalet dhe i çoi për t’i shtypur…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU