Mban mend?
Kësaj rruge dolëm
Natën e lamtumirës.
Fjalët qe nuk i folëm
Shiu ja tha errësirës.
S’di sonte këndej kalova
Kohët si lashë mënjanë,
Befas m’u duk se dëgjova
Dy zëra, si zërat tanë..
Njëri diç foli për mallin,
Tjetri sikur psherëtiu…
E dashur, ne ishim vallë
Apo errësira dhe shiu?
ObserverKult
——————————–
Lexo edhe: