Jorgo Papingji: Shqiptari-shqiptarin kërkon ta mbytë!

jorgo papingji


Poezi nga Jorgo Papingji

Dy shqiptarë të mençur u grindën një ditë
Me shqelma, me grushta godit e godit.
U shanë e u rrahën, ç’je ti e ç’jam unë
Nga vëndi ku rrinin të dy u vërsulnë.

Me flokët përpjetë, me thonjtë në fyt
Njeriu njeriun kërkon që ta mbytë.
Kërkon t’i marrë jetën, të gjallë ta hajë,
Kërkon ta vrasë natën, e ditën ta qajë.

Jo kjo është jotja, jo kjo është imja
Të ndahet edhe trau, të ndahet edhe qimja.
Me sy të përflakur,në kokë hipën gjaku
Këtë ma la gjyshja…këtë ma la plaku.

E kalon aty pranë një ujk i uritur,
E ndal vrapin ujku, u thotë i çuditur:
“Ju dija të mençur, ju dija të zgjuar
Edhe kafshët urtinë nga ju kanë mësuar.
Po ndaluni djema! Pse ziheni? Mosni..!!
Kur rrugës kalova kujtova se lozni
Dhe desha t’u haja, por tani s’kam ç`ju dua
Se ju qënkeni ujqër, më ujqër se mua..!”

ObserverKult

Kliko edhe:

JORGO PAPINGJI: KU PO SHKON KJO BOTË?

S’MERR PENSIONIN PREJ 8 VITESH, “MJESHTRI I MADH” JORGO PAPINGJI QAN NË STUDIO

Prej tetë vitesh “Mjeshtër i Madh”, autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm, Jorgo Papingji ende nuk e ka marrë pensionin që i takon.

I ftuar në një intervistë tek “Vizioni i Pasdites”, Papingji e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit.

Mes emocionesh dhe përulësisë të një artisti të madh ai u shpreh:

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult