
Për ty, grua
Nuk ka rëndësi kush je, nga vjen, apo ku shkon.
Ty grua, dua të të shkruaj një letër dashurie
sepse ti je qendra në këtë univers dhe unë besoj te ti.
Ti, kur prek natën, e mbush plot me dritë
E di që ke halle, dëshira dhe hidhërime, unë besoj te ti
Edhe kur ke diçka për të thënë ti hesht
ty që të kanë mohuar dashurinë dhe je e lodhur
ty që fillon të jetosh dhe ty që nuk ke asgjë
sot dua të shkruaj një letër për ty, për ty grua
ty që të ka zënë shiu dhe kërkon një strehë,
një strehë të mbrohesh nga ky shi hallesh.
Në shqip B. Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:






