Merreni shtruar jetën… gjërat bëhen ngadalë!

shtruar

Nga Joseph Bruchac

Mësuesit më të mirë më kanë treguar se gjërat duhen bërë pak nga pak. Ne mendojmë se çdo gjë ndodh shpejt – por ne vetëm mendojmë ashtu…
Lëvizja e tërheqjes së një harku dhe dërgimi i një shigjete drejt e në një objektiv kërkon vetëm një pjesë të sekondës, por është një aftësi për shumë vite në përgatitje.

Kështu është me jetën, jetën e kujtdo. Mund të rendis gjëra që mund të përshkruhen si arritjet e mia në këto pak faqe, por ato janë vetëm hije të së vërtetës më të madhe, fragmente të ndara nga i gjithë cikli i bërjes.

Dhe nëse mund të tregoj një histori të kohëve të vjetra tani, për një njeri që po ecën përreth shtëpizës në pyll, është sepse kalova shumë vite duke ecur rreth vetes, duke dëgjuar zëra që vinin jo vetëm nga njerëzit, por nga kafshët, pemët dhe gurët.”

ObserverKult

Lexo edhe:

WISŁAWA SZYMBORSKA: KËRKOJ FALJE PËR DASHURITË E KALUARA…

Thënie të zgjedhura nga shkrimtarja polake Wisława Szymborska:

– Kërkoj falje për dashuritë e kaluara për trajtimin e të fundit si të parën.

– Sa e lehtë është përmbajtja e pikës së shiut; sa butësisht më prek bota.

– E pamenduara / është e menduar.

– Ai që dëshiron të mbytet duhet të ketë në dorë një sëpatë për të prerë akullin.

– Unë jam e modës së vjetër dhe mendoj se leximi i librave është argëtimi më i lavdishëm që njerëzimi vazhdon ta kultivoj ende.

– Lëri njerëzit që nuk e gjejnë kurrë dashurinë e vërtetë, vazhdoni tu thoni që nuk ka një gjë të tillë.

– Çdo fillim, në fund të fundit, nuk është gjë tjetër, veçse një vazhdim dhe, libri i ngjarjeve është gjithmonë i hapur në mes.

– Siguria është e bukur, por pasiguria është akoma më e bukur.

– Unë jam kjo që jam. Një rastësi jo më pak e paimagjinueshme se çdo tjetër.

– Askush nuk ndihet mirë në katër të mëngjesit.