Mos u kërko fëmijëve të bëhen të pasur, po ta kërkojnë lumturinë

Çepajev Gjokutaj adem jasharin
Çapajev Gjokutaj

Nga Çapajev Gjokutaj

Mos u kërko fëmijëve të bëhen të pasur, nxiti të gjurmojnë lumturinë, kështu do arrijnë t’i shohin gjërat nga vlerat që ato kanë dhe jo nga çmimi që u vënë në etiketë.

Të drejtë kishte Viktor Hygoi kur jepte këtë këshillë, po tek ne rrallkush diskuton vlerat, të gjithë qahen për çmimet.

Qahen të margjinalizuarit që jetojnë me 500 lekë në ditë dhe shumicën e ushqimeve i marrin veresie, qahen dhe pecogrosot e elitave për çmimet që japin juritë, gjithnjë të përfoluara e të anatemuara.

Si ta shpjegosh që të tërë, nga i pari tek i fundit, nga bajga tek ajka dhe anasjelltas, diskutojnë a më saktë përflasin çmimet, kurkush nuk merret me vlerat?

Thonë se çmimin e gjërave e përcakton tregu, kurse vlerën jeta. Mirë a keq tregu funksionoka, kurse jeta… Hë pra, a funksionon kjo jeta jonë?

(Nga cikli ‘Monopatet e ironisë’ )

ObserverKult


Agim Baçi
Agim Baçi

Lexo edhe:

NUK ËSHTË ASPAK E LEHTË T’U FLASIM SOT FËMIJËVE SE SI DUHET TË SILLEN…

(Letër një prindi me të cilin kemi fëmijët bashkëmoshatarë)

Nga Agim Baçi

Më lejo të të drejtohem sot më këtë letër ty miku im, që ke fëmijët në të njëjtën shkollë me fëmijët e mi dhe në lagjen time. Ndoshta përshëndetemi shpesh vetëm me lëvizje koke, edhe pse mund të dimë për njëri-tjetrin disa gjëra për shkak të asaj që dimë nga fëmijët tanë.

Gjithnjë kam dashur të të shkruaj e të të flas. Madje, sa herë i kam nisur letër tim biri në ditët e parë të shkollës kam kuptuar që ai nuk do mundet t’ia dalë i vetëm çfarëdo që t’i shkruaj unë. Nuk do t’ia dalë as vetëm me shokët dhe shoqet e tij. Nuk do t’ia dalë as vetëm me fjalët e mësuesve. Ata kanë nevojë për ne dhe ne duhet të dimë se si t’ia dalim që të mos u transmetojmë atyre vetëm nga dështimet tona, nga hapat që nuk i mbërritëm dot në jetët tona…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU