Josif Gjipali reagon pas deklaratës së Ermonela Jahos:” S’kam nevojë të shkoj në masterclass me kolegët, hienat të tregohen më të kursyera”

Ermonela Jaho nuk e kishte menduar kurrë që një ditë do të ndihej “e braktisur” në shtëpinë e saj, pikërisht aty ku hodhi hapat e parë në muzikë për të vijuar më pas karrierën e suksesshme në skenat e teatrove më prestigjiozë në botë.

E megjithatë kur gjeti  thuajse bosh një nga sallat e Universitetit të Arteve, ku do të mbante masterclass-et e saj, nuk mund të mos e kursente indinjatën dhe revoltën për situatën e krijuar.

“Kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Jam aq e ngarkuar, prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që ky është një lloj egoizmi.

E kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët.”-rrëfeu ajo.

I menjëherë ka reagimi i tenorit të njohur Josif Gjipali, i cili është shprehur se nuk ka nevojë të shkojë në asnjë “masterclass” të kolegëve sepse ka mësuar prej mjeshtrave botërorë.

“Unë jam pjesë e stafit të pedagogëve të kantos në Universitetin e Arteve. Unë nuk kam nevojë të shkoj në asnjë masterclass.

Kjo pasi që “Attila-n” ma ka mësuar Riccardo Muti. Ndërsa “Rigoletto” e “Don Carlo-n” m’i ka mësuar Zubin Mehta.

“I due Foscari” sapo ma mësoi në Genova, Renato Palumbo.

Nuk besoj se ndonjë nga kolegët e mi, pa ju hequr asnjë vlerë si interpretues, mund të m’i mësojë më mirë. Uroj që hienat që nxitojnë të komentojnë në ndonjë deklaratë. Që shpresoj të ketë qenë e nxituar në inat e sipër, të jenë më të kursyera.

Studentët e Universitetit të Arteve kanë qenë të zotët të këndojnë, ndaj të mos ua qajë njeri hallin.

Dy prej tyre sapo fituan të drejtën e bursës në Spoleto, ku isha si anëtar jurie, mes sa e sa konkurrentëve. Jetë të lumtur e pa mllefe ju uroj të gjithëve.”-përfundoi ai./Living.al

ObserverKult


ermonela jaho

Lexo edhe:

ERMONELA JAHO DHE “VIP-AT” SHQIPTARË QË PO HELMOJNË RININË…

Nga Roland Qafoku

E lindur, rritur dhe e arsimuar në Shqipëri, Ermonela Jaho sapo është shpallur “Artistja e vitit” si soprano për “International Classical Music Award”.

Këndon në skenat më prestigjoze të botës dhe është një artiste self made. Së fundi shkëlqeu në Metropolitan Opera në New York duke marrë vlerësime si askush tjetër aty.

Jaho është e kundërta e VIP-ave dhe të famshmëve shqiptarë që po krijojnë vlerë tallavaje dhe PR të rremë duke helmuar rininë.

Kjo dukuri në Shqipëri po ndodh jo vetëm në art, por edhe në media. Të parët nuk bëjnë art por vulgaritet. Ndërsa të dytët shtiren se po bëjnë media por janë zhytur në një llum të një stili edhe më të keq.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult