Joy Division: Agimi i ri zhduket (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Agimi i ri zhduket” i grupit Joy Division.
E përktheu: Fadil Bajraj

Ndërrim shpejtësie, ndërrim stili
Ndërrim skene, pa keqardhje
Rast për të shikuar, admiroje distancën
Ende i okupuar – sado që ke harruar
Tjera ngjyra, tjera hije
Mbi të gjitha gabimet e bëra
E fajësoj veten
I humbur aq qartë shihet
Revolja e mbushur askund s’të shpie
Apo diç të tillë thua

Do ndajmë pijen e do dalim jashtë
Një zë i hidhëruar e dikush që qan
Do t’u japim të gjitha dhe çdo gjë
Tundimi është i tepërt, s’mund të duroj më
Oh, kam ecur nëpër ujë, kam vrapuar nëpër zjarr
S’më duket se ndiej ndonjë gjë më
Unë isha ai – duke pritur vetveten
Duke shpresuar për diç më shumë
Unë – më shiko në këtë kohë –
Duke shpresuar për diç tjetër.

ObserverKult


Lexo edhe:

JEFF WEDDLE: NJË LETËR PËR XHEVDET BAJRAJN