Ju kujtohet “Dashuria jonë” e Lindita Theodorit? Ja teksti dhe kënga… (Video)

Ju kujtohet kënga “Dashuria jonë”? Ka kaluar shumë kohë që nga lansimi i saj, mirëpo ende dëgjohet me endje.

Ishte viti 1982 kur në edicionin e 21-të të Festivalit të RTSH-së Lindita Theodori dhe Ema Qazimi performuan vargjet plot dashuri të shkruara nga Zhuliana Jorganxhi përcjellur nga notat muzikore të Flamur Shehut.

“Dashuria jonë” fitoi çmimin e dytë në festival.

ObserverKult ua sjell tekstin dhe videon e këngës të cilat i gjeni më poshtë.

Dashuria jonë

Po vijnë të gjithë sot
miq edhe shokë
ditëlindjen time plot me gaz
të më urojnë.

Të vish dhe ti, si asnjëherë të pres
sot mbush i dashur unë 20 vjeç.

Ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe qielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë.

Ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.

Shiko qyteti ndezi drita kudo
dhe çdo dritare mban një dashuri
kjo dritë e bukur vjen në sy dhe qëndron
zemra më thotë sa fort të dashuron.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

________________________

Lexo edhe:

ORIANA FALLACI- ALEKOS: ÇFARË DO TË THOTË TË JESH BURRË?