Ju kujtohet “Dashuria jonë” e Lindita Theodorit? Ja teksti dhe kënga…(VIDEO)

Ju kujtohet kënga “Dashuria jonë”? Ka kaluar shumë kohë që nga lansimi i saj, mirëpo ende dëgjohet me endje.

Ishte viti 1982 kur në edicionin e 21-të të Festivalit të RTSH-së Lindita Theodori dhe Ema Qazimi performuan vargjet plot dashuri të shkruara nga Zhuliana Jorganxhi përcjellur nga notat muzikore të Flamur Shehut .

“Dashuria jonë” fitoi çmimin e dytë në festival.

ObserverKult ua sjell tekstin dhe videon e këngës të cilat i gjeni më poshtë.

Dashuria jonë

Po vijnë të gjithë sot
miq edhe shokë
ditëlindjen time plot me gaz
të më urojnë.

Të vish dhe ti, si asnjëherë të pres
sot mbush i dashur unë 20 vjeç.

Ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe qielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë.

Ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.

Shiko qyteti ndezi drita kudo
dhe çdo dritare mban një dashuri
kjo dritë e bukur vjen në sy dhe qëndron
zemra më thotë sa fort të dashuron.

ObserverKult

________________________

Lexo edhe:

“LEHT’ E LEHT’ PËRQARK, GLOBI RROTULLOHET”, KUR ADOLESHENTËT FITUAN FESTIVALIN (TEKSTI DHE KËNGA)

Ishte dhjetori i vitit të largët 1969 kur në skenën e edicionit të 8-të të Festivalit të Këngës së RTSH-së u ngjitën dy adoleshentë.

Ishin këta David Tukiçi dhe Rozeta Doraci, të cilët u paraqitën me këngën: “Dhuratë për ditëlindje”.

Me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe tekst të Fatos Arapit, ishte pikërisht kjo kënga që fitoi këtë edicion të festivalit.

Kishte prej atyre që mendonin që kënga që fliste për “Internacionalizimin proletar”, e që u këndua nga Tukiçi dhe Doraci do t’kishte qenë më e përshtatshme për festivalin e fëmijëve.

ObserverKult ju sjell tekstin dhe videon e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult