
Nga Papa Françesku
Rreth nesh, por nganjëherë edhe brenda nesh, takojmë realitete të vdekjes: fizike, shpirtërore, emocionale, shoqërore. A i vëmë re vërtetë apo thjesht vuajmë pasojat? A mund të bëjmë diçka për ta rikthyer jetën?
Ka të rinj “të vdekur” sepse e kanë humbur shpresën, të rinj të prekur nga depresioni, që bëjnë sikur jetojnë, që e vënë veten në rrezik me përvoja ekstreme, që lypin qoftë edhe një kënaqësi të vogël, që mendojnë vetëm për të fituar para dhe për t’u sistemuar, që vuajnë nga ndonjë dështim personal.
Cilat janë pasionet dhe ëndrrat tuaja? Lërini të dalin mbi ujë e përmes tyre, propozojini botës, Kishës, të rinjve të tjerë, diçka të bukur në fushën shpirtërore, artistike dhe shoqërore. Po jua përsëris në gjuhën time amtare: Hagan lìo! Bëni zhurmë! Ngrijeni zërin!.
*Marrë na profili në Facebook i Liridon Mulajt
ObserverKult
Lexo edhe: