Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive për Gazetën Express.
Rreth një javë më parë, Cima ishte lajmëruar nga Klinika Infektive përmes një statusi që ia kishte shkruar djali i tij, Artan Thaçi.
Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
“Po lajmërohem pas një jave të vështirë! Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar, mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja, ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.
Gjendja ime është ende e rëndë, por stabile, jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë, ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak, për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy. I lutem Zotit, së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.
Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.
Ju lutem respektoni masat sa më shumë.
Me respekt Cima
P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)”, ka shkruar Cima në Facebook.