Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare këngëtarja Sinéad O’Connor

Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze, Sinead O’Connor, është ndarë nga jeta në moshën 56 vjeçare.

Në një deklaratë, familja e artistes informoi:

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinead sonë të dashur. Familja dhe miqtë e saj janë zemërthyer dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, bëri një reagim duke u shprehur se ‘talenti i saj ishte i pakrahasueshëm’. Ajo njihej për këngën “Nothing Compares 2 U”, e publikuar në vitin 1990, e cila theu rekorde dhe i solli famë botërore.

Ylli, e cila ishte e hapur në pikëpamjet e saj sociale dhe politike, publikoi gjithsej 10 albume. Albumi i parë i O’Connor, “The Lion and the Cobra”, doli në 1987, duke hyrë në top 40 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Ajo ka lënë pas tre fëmijë.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA KËNGËTARJA DHE AKTORJA E NJOHUR, JANE BIRKIN

Këngëtarja dhe aktorja e njohur franceze, Jane Birkin, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, raportojnë mediet e huaja.

Artistja anglo-franceze, e cila frymëzoi koleksionin e famshëm të çantave Hermès Birkin, u gjet e pajetë në banesën e saj.

Këngëtares i ishte dashur të shtynte një sërë koncertesh këtë verë, pas një incidenti ku theu shpatullën. Në vitin 2021 ajo kishte shtyrë një tjetër tur muzikor, për shkak se kaloi infarkt në zemër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult