Nga Juan Rulfo
U ula dhe prisja vdekjen. Pasi të gjetëm ty, eshtrat e mia vendosën të preheshin. Kisha menduar se askush nuk do të ma varte. Jam diçka që nuk bezdis askënd. Ja, shiko, askujt nuk i kam vjedhur as një pëllembë tokë.
Më varrosën edhe mua në varrin tënd dhe hyra shumë lehtë në zbrazëtirën e krahëve të tu.
Ja këtu, në këtë cep ku më ke tani. Vetëm më shkon në mendje se duhet të isha unë ajo që do të përqafonte ty. Dëgjon? Atje jashtë bie shi. Nuk e dëgjon si e rreh tokën shiu? Ndjej sikur dikush kalon mbi ne.
Mos ki frikë. Mos u tremb nga askush. Mendo për gjëra të bukura, sepse do të qëndrojmë shumë kohë të varrosur.
*Shkëputur nga libri “Pedro Paramo” i autorit Juan Rulfo
Përktheu: Bajram Karabolli
———————————-
LEXO EDHE:
JUAN RULFO: MË DUKET SE AKOMA E NDIEJ FRYMËMARRJEN E SAJ…
Jam e shtrirë në po atë shtrat, ku, para shumë vitesh, vdiq ime më; mbi po atë dyshek; poshtë të njëjtave batanije prej leshi të zi, me të cilat mbuloheshim të dyja, kur flinim.
Atëherë unë flija me të, aty ku ajo më hapte vend, poshtë krahëve të saj. Më duket se akoma e ndiej frymëmarrjen e saj, regëtimat dhe psherëtimat me të cilat ajo trazonte gjumin tim… Më duket sikur ndiej mundimin e vdekjes së saj…
Por kjo nuk është e vërtetë.
Jam shtrirë këtu, praptas, duke menduar atë kohë, për të harruar vetminë time. Sepse nuk jam shtrirë vetëm për një çast. Dhe as në shtratin e sime mëje, por në një arkë të zezë, si ato që përdoren për të futur të vdekurit. Sepse kam vdekur.
E ndiej vendin ku jam dhe mendoj…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU