Teksa ishte i ftuar në “Zemër Luana”, aktori Julian Deda është pyetur se cilin do të zgjidhte si aktorin që ka mik të mirë dhe atë me të cilin nuk flet prej kohësh. Pa hezituar aspak aktori i humorit ka zgjedhur dy emra.
Gentian Zenelajn, Juli e ka quajtur mikun e tij më të mirë. Teksa ka treguar se nuk flet me Salsano Rrapin ku shkaku ka qenë një rol që Juli ka marrë. Sipas tij Salsano është treguar nihilist dhe nuk meriton as të duartrokitet.
Kujtojmë se moderatori dhe aktori i “Portokalli”, Salsano Rrapi ishte i ftuar disa muaj më parë në një intervistë, ku gjatë saj tregoi se me njërin prej aktorëve që janë larguar nga “Portokallia” nuk flet.
Salsano tregoi se nuk flet me Julin dhe se ata nuk kanë pasur ndonjë konflikt, transmeton ‘televizoni-24’.
“Me të gjithë të larguarit nga ‘Portokallia’ shkoj shumë mirë pavarësisht se na ka ndarë koha, puna. Me të vetmin person që nuk komunikoj është Jul Deda.
Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do ti flas asnjërit. Ky program është si në futboll, nëse të paguan dikush më shumë ikën”, është shprehur Salsano.
Lexo edhe:
SALSANO RRAPI TREGON SE CILËT NGA AKTORËT E LARGUAR DO TË DONTE T’I SHIHTE SËRISH NË PORTOKALLI?
Moderatori Salsano Rrapi duke iu përgjigjur pyetjes se cili nga aktorët e larguar nga Portokalli do donte që të riktheheshin, ka zgjedhur Erion Isain dhe Bes Kallakun…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU
ObserverKult