Julia Roberts: Adhuroj këto gra… edhe pse mezi ia dalin…

Julia Roberts, e konsideruar si një prej grave më të bukura në botë, është një nga aktoret më të mëdha botërore.

Por ajo është gjithashtu edhe një njeri me vlera të mëdha.

Ajo është një ndër të paktat gra të ekranit, që ka vendosur të plaket pa bërë operacione plastike, në mënyrë që të duket “përjetësisht e re”.

“Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që bazuar në standardet e Hollivoodit, po rrezikoj karrierën time.

Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që do e prodhoj vetë projektin dhe do zgjedh kë të dua. E rëndësishme është të mos e marr shumë seriozisht këtë profesion.

Njoh shumë nëna që përpiqen dhe mezi ia dalin deri në fund të muajit. Këto janë probleme serioze, këto janë gratë që admiroj, të cilat janë të bukura dhe të mira edhe kur gjithçka duket dhe është e vështirë.

Sinqerisht, kam frikëra të tjera. Frikë për fëmijët e mi, se nuk mund t’i mbroj nga askush që dëshiron të përfitojë prej tyre.

Për mua është më e rëndësishme të ndihem mirë dhe ta bëj familjen time të jetojë mirë. Jam me fat dhe vlerësoj gjithçka që kam. Falënderoj burrin tim dhe fëmijët e mi çdo ditë.

Për këtë arsye, për mua momentet më të rëndësishme të ditës nuk janë kurrë ato që kaloj në xhirime, por ato në të cilat ha mëngjes me familjen time sepse flasim për gjithçka.

Është një moment magjik”, thotë ajo në një mesazh emocionues./vjosa.net

ObserverKult


Julia Roberts

Lexo edhe:

JULIA ROBERTS: UNË JAM NË TË 50-TAT, E DI KUSH JAM DHE E DI SE ÇFARË
DUA

Nga Julia Roberts

Në një foto disa më shkruajtën: “Sa keq po plakesh, je e tmerrshme”. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale.

Unë jam në të 50-tat, e di kush jam dhe e di se çfarë dua. Por komente të tilla mund të të dëmtojnë. Edhe unë kam pasqyra por nuk jam fiksuar me idenë e bukurisë me çdo kusht.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult